Vlerë e trashëgimisë kombëtare, veshjen mirditore e mbajnë gjallë gratë artizane. Mes tyre është Age Vokrri nga Mirdita por që banon e jeton në qytetin e Lezhës. Prej 25 vitesh, Agia punon me pasion dhe plot krenari. Ajo na tregon se nisi qepjen dhe qëndisjen të moshë të vogël, frymëzuar nga nëna e saj.

E gjejmë duke punuar një xhup në punishten e saj të vogel në qytetin e Lezhës, ndërsa tregon stilin që përdor për të ruajtur origjinalitetin.

Për realizimin e një veshje të plotë mirditore i duhen 3 muaj dhe diçka e tillë është mjaft e lodhshme.Por krahas pasionit puna i është kthyer në burim të ardhurash për familjen, tregon Age Vokrri.

Duke qenë ndër te vetmet që punon veshjen Mirditore, kërkesat janë të shumta thotë Age Vokrri.

Kjo grua mund të konsiderohet si shembulli më pozitiv i ruatjes së traditës dhe përçimit tek brezi i ri, të cilët po e kërkojne gjithnjë e më shumë këtë veshjen Mirditore, e cila ka një histori qindra vjeçare.

https://youtu.be/L_oAhpBEw80

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-21 FITON ME PËRMBYSJE NDAJ APOLONISË
Artikulli tjetërKËRKESAT E KËSHILLIT STUDENTOR PËR UNIVERSITETIN