Gruaja shqiptare në luftë me vdekjen
Një grua shqiptare është në gjendje të rëndë, pasi u përfshi në një aksident të ndodhur në Italinë fqinjë, ku edhe jeton. Sipas raportimeve të medieve lokale, 49-vjeçarja shqiptare (identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur), ishte duke udhëtuar me një biçikletë, kur është përplasur me një motor, që drejtohej nga një italian. Aksidenti ka ndodhur këtë të premte në Monza, ku edhe jeton shqiptarja. Ajo ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar në spitalin “San Gerardo”.