Shoqata “Gruaja tek Gruaja” ka zhvilluar aktivitetitin përmbylles të muajit kundër trafikimit të qënieve njerëzore.
Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Klubin Rinor Social dhe Zyren per Djem dhe Burra.
Punonjësja sociale Tonilda Çela shprehet se ky aktivitet sensibilizues ka në fokus ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve duke sjellë në vëmendje se trafikimi mund të prekë këdo.
Studentë të degëve punë sociale dhe psikologji ideuan një flash mob që kishte në fokus trafikimin që po i bëhet së fundmi moshave të reja nga 6 deri në 20 vjec..
Edhe më përpara janë zhvilluar aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në Shkodër sipas burimeve policore këtë vit ka patur 2 persona të cilët kanë rrezikuar të bien pre e trafikimit.