23 ditë kishte që ishte larguar nga banesa 37-vjeçarja Leze Qosaj, gruaja që u gjet e vdekur në një livadh në afërsi të Bypass të Shkodrës. Ishte motra e saj që bëri kallëzimin më datë 18 në polici por ajo u gjet e pajetë, me shenja të dukshme dhune në trup dhe në kokë. 37-vjeçarja jetonte tek motra në Dobraç.
Nga informacionet bëhet me dije se dyshohet se viktima kishte 2-3 ditë e vdekur. Është dhunuar dhe është lënë aty nga agresori i saj. Trupi i pajetë i vajzës, që dyshohet se i përket komunitetit rom, u gjet pasditen e sotme rreth orës 17:05 në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali.
Leze Qosaj ka lindur në Tropojë dhe ishte banuese në Dobraç, Shkodër. Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.
Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.