Një 79-vjeçare ka humbur jetën nga flakët në banesën e saj në Shijak.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja është shënuar dy ditë më parë në një lagje të Shijakut, ku viktima jetonte e vetme.
Mësohet se pasi ka gatuar e ka harruar bombolën hapur, ndërsa ende mbeten të paqarta arsyet e shpërthimit të flakëve brenda shtëpisë së saj.
Në komunikatë polica vendore bën të ditur se:“Më datë 06.05.2018, në spital ka vdekur shtetasja Xh.R., vjeçe 79, banuese në Shijak, pasi dyshohet se më datë 04.06.2018,
si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga bombola e gazit, aksidentalisht është djegur në banesën e saj.”