Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, rreth orës 17:35 në rrugën “Hysen Gjura”.
Policia bën me dije se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasja S. H., 42 vjeçe. Për pasojë gruaja ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.