E kërkonte nipin prej 2 vitesh dhe gjëja e fundit që i kishte shkruar ndërmend ishte se ai nuk ishte larguar kurrë nga shtëpia.
Një gjyshe bëri një zbulim të tmerrshëm, kur gjetur trupin e dekompozuar të nipit të saj në papafingo. Zanobia Richmond, 65 – vjeç, dëgjoi një zhurmë që vinte nga lart në shtëpinë e saj dhe teksa shkoi për të kontrolluar gjeti trupin e dekompozuar të Dyquain Rogers, i zhdukur në 2014 –ën. Trupi kishte rënë mbi derën e papafingos dhe zyrtarët besojnë se i përket të riut që u shpall i zhdukur pasi një ditë nuk shkoi në punë. Qyquain ishte vetëm 21 – vjeç kur u pa i gjallë nga gjyshja e tij dhe postimet e fundit në Facebook tregojnë se ishte i mërzitur për diçka. Sipas policisë në Pensilvani, ky është një ndër rastet e rralla që mbetet ende mister. Dyshohet se trupi ndodhej në papafingo pasi i riu mund të kishte kryer vetëvrasje, por familja e tij e përjashton me forcë këtë mundësi. Ata kërkojë nga autoritetet zbardhjen sa më parë të vdekjes së të riut.