Gruda e re edhe pse një fshat me popullsi të dendur, nuk po njeh investime dhe mirëmbajtje nga bashkia Shkodër. Problemi kryesor I banorëve është amortizimi I rrugës, në të cilën është investuar disa vite më parë, por për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, në asfalt janë krijuar gropa të cilat vështirësojnë lëvizjen e tyre.

Ata kërkojnë që bashkia të ndërhyjë në këtë zonë.

Disa herë, banorët kanë ndërhyrë për mbushjen e këtyre gropave në forma të ndryshme, për të niveluar rrugën, por përpjekjet kanë qenë të pamjaftueshme. Ata kërkojnë që shqetësimet e tyre të merren parasysh, pasi në këtë zonë, përveç infrastrukturës rrugore, banorët kanë probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.

Artikulli paraprakLEZHË, LAGJIA “SHEHER” PA INVESTIME
Artikulli tjetërKURTI: JANË PARALAJMËRUAR EDHE MASA TË TJERA NDAJ KOSOVËS