Zona e Grudës, ndonëse vetëm 5 km larg qytetit të Shkodrës, nuk furnizohet me ujë të pijshëm prej disa vitesh Një zgjidhje për ta janë edhe puset, por papastërtia e tyre i detyron që ta blejnë shpeshherë ujin. Banorët thonë se hasin mjaft vështirësi për të siguruar ujin e pijshëm.

Për ti lehtësuar punë prindërve shpesh fëmijët e fshatit Grudë detyrohen që ta mbushin vetë ujin e pijshëm në zonën më të afërt ku mund të ketë burime uji

Edhe pse një fshat fare pranë qytetit të Shkodrës, banorët përballen me neglizhencën dhe indiferentizmin e institucioneve përgjegjëse. Gruda ka një popullsi prej rreth 4 mijë banorësh, të cilët, përveç gjendjes së vështirë ekonomike, prej vitesh u duhet të përballen edhe me mungesën e ujit.

Nevoja për ujin e pijshëm natyrisht që rritet me shumë në stinen e verës, por banorët e fshatit Grudë duhet të vijojnë të përballen përseri me një problematike të tillë në mes të verës.
.

Artikulli paraprakLAGJJA “LIRIA”, SHTYLLA ELEKTRIKE RREZIKON BANORËT
Artikulli tjetërGJOKOVIÇ BËN ZGJEDHJEN, DËSHTON TENTATIVA E VLLAZNISË