Mungesa e ujit të pijshëm në fshatin Grudë të njësisë administrative Rrethina mbetet një nga problemet që pavarësisht apelit të banorëve nuk gjen zgjidhje prej kohësh.

Sipas tyre, nevoja për furnizimin me ujë të banesave mbetet nevoja më e madhe që ato kanë për t’u lehtësuar kushtet e jetesës.

Investimet në disa zona të këtij fshati janë bërë, ndërkohë që në anën tjetër nuk ka asnjë instalim të tubacioneve të ujërave të bardha. Për të siguruar ujin, qindra banorëve u duhet ta blejnë atë ose ta kërkojnë në fshatrat përreth.

Qindra familje tw fshatit Grudë prej vitesh vuajnë nga mungesa e investimeve në këtë zonë. Ato bëjnë me dije se disa herë kanë kërkuar që të takohen me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse në Shkodër por nuk ja kanë arritur as t’i takojnë e as të zgjidhin problemet që ato kanë me mungesën e ujit apo edhe infrastrukturës rrugore.

Për këtë arsye, shumë prej tyre nuk e mendojnë dy herë mundësinë e emigrimit në vendet europiane, ku kushtet për jetesë I duken më të mira

Artikulli paraprakDREJTËSIA ,SËRISH VETTING PËR ATO QË E KALUAN VETTINGUN
Artikulli tjetërSHKODËR, TETORI I LIBRIT BËN BASHKË NXËNËSIT