Thatësira e tejzgjatur nuk dihet se deri kur do të vazhdojë, e bashkë me të edhe rituali i përditshëm i banorëve të fshatrave Grudë e Guci të cilët mbushin ujë duke ecur me kilometra të tëra, dikush në këmbë e kush e ka mundësinë me mjete të ndryshme.

E vetmja pikë që plotëson nevojat e tyre për momentin është në Golem tek lokali i banorit Fadil Hasa i cili e ka kthyer në formë bamirësie për ti shërbyer banorëvë të zonës

Për specialistet e ndërmarrjes se ujësjellës-kanalizimeve Shkodër, kjo gjendje nuk është e panjohur dhe theksojnë se është trashëguar nga ish-ndërmarrja e ujësjellësit fshat.

Ndërsa bashkia Shkodrës mendohet se do të nisë punën në rrjetin e ujit të pijshëm dhe kjo problematikë e mbartur prej vitesh do të marrë zgjidhje përfundimisht nga fillimi i vitit të ardhshëm

 

Artikulli paraprakTABAKU: REFORMA TERRITORIALE KA DËSHTUAR
Artikulli tjetërBUKUROSHJA LEZHJANE NË “MISS BOTA 2018”