Qindra banorë të fshatit Grudë e Re në njësinë Rrethina vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore, prej më shumë se 30 vitesh. Edhe në ato zona ku bashkia ka investuar më parë, si shkak i mungesës së mirëmbajtjes rruga është dëmtuar ndërsa janë krijuar gropa të shumta në rrugë të cilat pengojnë lëvizjen e banorëve. Disa herë ata kanë kërkuar që të investohet në këtë zonë, por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër duke bërë që të humbasin shpresat se një ditë dikush do të bëjë diçka për zgjidhjen e këtij problem shqetësues prej vitesh.

Në fshatin Grudë e Re, problemet janë të shumta sa i takon infrastrukturës rrugore, por deri tani pavarësisht thirrjeve nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për të ndërhyrë në përmirësimin e rrugëve në këtë zonë.

Artikulli paraprakMETA: NË PARTINË E LIRISË JO MË GRA SKEMAXHIE E MENDJEN TEK TAKAT E LARTA, POR GRA SI BURRA, DHJETRA SI ERISA XHIXHO
Artikulli tjetërRRËZOHET AKSIDENTALISHT NGA PALLATI, NË GJENDJE TË RËNDË 40 VJEÇARI