Këto janë disa nga rrugët në fshatin Grudë e re të njësisë administrative Rrethina në Shkodër. Ndonëse numri i banorëve të cilët jetojnë në këtë fshat është i madh kjo për shkak edhe të distancës së afërt që ka me qytetin sërish pjesa më e madhe e rrugëve janë të amortizuara duke sjellë vështirësi në lëvizje për banorët. Ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për rikonstruksionin e rrugëve të fshatit.

Edhe rruga kryesore e fshatit Grudë e Re, prej kohësh ka krijuar pakënaqësi tek banorët e zones pavarësisht se është rikonstruktuar vitet e fundit. Nga amortizimi i saj janë krijuar çarje të asfaltit apo gropa me ujë, të cilat sjellin vështirësi në qarkullim për automjetet.

Një nga problemet e tjera me të cilat përballen banorët është fakti se rruga e ndërtuar është vetëm njëkalimshe, gjë që pengon lëvizjen e rregullt të drejtuesve të biçikletave dhe të automjeteve.

 

Artikulli paraprakRRITET NDËRGJEGJËSIMI PËR KONTROLLIN MJEKËSOR BAZË
Artikulli tjetërRRËSHQITJE DHERASH, BLLOKOHET AKSI MES – URA E SHTRENJTË