Mungesa e infrastrukturës është kthyer në një makth për pothuajse të gjitha njësitë administrative të Shkodrës. E tillë është edhe Njësia Administrative Rrethina, e cila në pjesën më të madhe vuan mungesën e investimeve.

Në fshatin Grudë e Re, dhjetëra banorë janë të detyruar të lëvizin në një rrugë të amortizuar. Edhe pse e asfaltuar prej vitesh, kushtet atmosferike dhe lëvizja e kanë bërë atë tejet problematike.

Banorët shprehen se janë të shqetësuar se çfarë do të ndodh me këtë rrugë, ndërsa besimi tek politika ka humbur tashmë plotësisht.

Në gjendje të tillë ndodhen pothuajse të gjitha rrugicat në fshatrat e Njësisë Rrethina. Pavarësisht se premtimet nuk kanë munguar nga politika, sidomos në fushata elektorale, asgjë nuk është bërë deri më sot.

Kjo zonë vuan edhe mungesën e theksuar të furnizimit me ujë të pijshëm.

 

Artikulli paraprakQENDËR SHËNDETËSORE APO STALLË BAGËTISH!
Artikulli tjetërPOLICIA BLLOKON BANORËT E DUKAGJINIT