Mungesa e sinjalistikës në pikat e mbikalimit të trenave vazhdon te mbetet një problem për qarkun e Shkodrës. Flasim konkretisht për rrugën “Mullini” në Grudë Fushë në njësinë administrative Gruemirë, pjesë e Malësisë së Madhe.

Në pikën ku ndërpritet nga linja hekurudhore ndërkombëtare Shqipëri-Mali i Zi, mungojnë totalisht sinjalistikat, si ato vizuale edhe ato akustike, që të paralajmërojë apo ndalojë shoferët e automjeteve në rastet e kalimit të trenit të mallërave.

Ky rrezik rritet edhe më shumë si pasojë e bllokimit të pamjes nga pemët e larta, të cilat bëjnë të pamundur, që shoferët të shikojnë trenin. Ky është kthyer një shqetësim për banorët e zonës, të cilët ndihen të rrezikuar çdo ditë.

Sipas tyre e vetmja mënyrë për të evidentuar ardhjen e trenit është zhurma akustike e trenit që nga larg.

Në mbikalimet e fshatrave të Shkodrës e Malësisë së Madhe ku kalon treni i mallrave në drejtim të Malit të Zi nuk ka as roje e as sinjalistikë. Kjo e bën të rrezikshëm kalimin, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet.

 

Artikulli paraprakTUZI, SFIDAT E SHQIPTARËVE PËRTEJ KUFIRIT
Artikulli tjetërPANUCCI PUBLIKON LISTËN PËR “NATIONAL LEAGUE”