Kanë mjaftuar pak reshje shiu në gjatë 2 ditëve të fundit për të bërë të pakalueshme rrugën e varrezave katolike në fshatin Grudë. Prej vitesh rruga kërkon investime, por institucionet përgjegjëse pavarësisht se në dijeni të problematikës që paraqitet nuk kaën ndërhyrë. Zhgënjimi I banorëve dhe pikëllimi që kanë për mënyrën se si u duhet të përcjellin për në banesën e fundit të afërmit e tyre dallohet menjëherë.

Në disa raste as automjtetet e shërbimit funeral nuk kalojnë në këtë rrugë me gropa për të ruajtur makinat e tyre nga dëmtimi. Për banorët, lëvizja në këtë rrugë është e vështirë jo vetëm në rastet e vdekjeve po edhe në përditshmëri.

Fëmijët në ditë të tilla nuk shkojnë as në shkollë pasi rruga me gropa të mbuluara nga uji e pengon lëvizjen e tyre. Nga ana tjetër, për të përballuar këtë situatë banorët disa herë janë përpjekur të mbushin gropat me dhe por kjo nuk ka mjaftuar për të zgjidhur problemin e amortizimit të rrugës.

Përmes Star Plus, disa herë ëshët trajtuar amortizimi I kësaj rruge nga banorët e zonës, pavarësisht thirrjeve dhe peticioneve të bëra nga vetë ato, asnjë prejkëtyre veprimeve nuk ka mjaftuar për të ndërgjegjësuar institucionet mbi rëndësinë e ndërtimit të kësaj rruge. Janë më shumë se 3 apo 4 fshatra të cilat janë të lidhura me varrezat e këtij fshati dhe mijëra banorë të cilët për të të përcjellë familjarët duhet të kalojnë në këtë rrugë.

Duhen vetëm pak reshje shiu që rruga të shfaqë vështirësi të mëdha në lëvizjen e banorëve. Një pjesë e tyre tashmë e kanë humbur shpresën se premtimet e shumta të dhëna gjatë fushatave zgjedhore nuk do të realizohen as për shumë vite të tjera.

Artikulli paraprakAMBASADORJA E RE E SHBA MBAN FJALËN E PARË NË TIRANË: AMERIKA NGRITI ZËRIN PËR SHQIPËRINË, KUR ASKUSH NUK E BËRI…
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, RIKTHEHET LEGALIZIMI I ÇERTEFIKATAVE