Kjo është shkolla e mesme e Gruemirës në Malësi të Madhe e cila natën e 4 dhjetorit ka rënë pre e një vjedhje nga disa hajdutë. Persona ende të paidentifikuar janë futur brenda shkollës gjatë orëve të natës dhe kanë arritur që të vjedhin disa sende të rëndësishme që përdoreshin për procesin mësimor nga mësuesit dhe nxënësit. Kështu autorët që nuk janë zbuluar ende nga policia kanë vjedhur brenda shkollës një kompjuter, dy laptop, monitor të sallës së kompjuterave dhe një projektor dhe më pas janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë bën të ditur drejtori i kësaj shkolle Nikolin Sterkaj.

Drejtori i Sterkaj thotë se menjëherë kanë lajmëruar policinë e Malësisë së Madhe të cilët bashkë me efektivët e policisë vendore të Shkodrës kanë nisur hetimet. Ajo që mbetet shqetësim është se shkolla e mesme e bashkuar e Gruemirës nuk ka kamera sigurie.
Deri më tani policia nuk kanë rënë në gjurmët e autorëve për shkak të errësirës dhe faktit se nuk ka patur asnjë person brenda dhe jashtë shkollës.

Kjo nuk është hera e parë që shkollat në zona të ndryshme të pa paisura me kamera sigurie bëhen pre e vjedhjeve të ndryshme ndërsa policia e ka të vështirë të zbulojë autorët për shkak se gjatë natës shkollat nuk kanë as roje.

Artikulli paraprakPUKA NDEZ DRITAT E FESTAVE TË FUNDVITIT
Artikulli tjetërBOKS, NËNKAMPONI I BOTËS ADAM MACA