Rreth 600 banorë të lagjes Smajlaj në njësinë administrative Gruemirë të Malësisë së Madhe vujnë nga amortizimi total i infrastrukturës rrugore.

Gjatë ditëve me shi, fëmijët e kanë të vështirë të lëvizin, ndërsa investime nuk ka patur prej 25 vitesh. Të vetmet ndërhyrje në këtë zonë janë kontributet modeste të banorëve. E njëjtë është situata edhe në aksin rrugor që lidh qendrën e njësisë administrative më fshatin Grudë-Fushë. Përtej amortizimit total të kësaj rruge, shkurret që nuk pastrohen prej vitesh e bëjnë shpeshherë të vështirë kalimin e automjeteve.

Artikulli paraprakFESTAT E NËNTORIT, BASHKIA PUBLIKON EVENTET
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA GATI APELIMI PËR DËNIMET