Kryetari i VMRO-DPMNEsë, Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga disa funksionarë të partisë së tij, ishin pjesëmarrës në kongresin e Partisë Popullore Evropiane që u mbajt në Maltë.

Siç informojnë nga VMRO-DPMNE-ja, Gruevski këtë kongres e ka shfrytëzuar për hapjen e takimeve dypalëshe dhe bisedimeve me disa politikanë që janë pjesë e familjes së Partisë Popullore Evropiane, e cila është ndër forcat më me ndikim në Bashkimin Evropian. Mes tjerash Gruevski ka realizuar takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, me Janez Jansha nga Sllovenia, me nikoqirin e kongresit dhe kryetarin e Partisë Kombëtare të Maltës, Simon Bustil dhe përfaqësues tjerë të partive të ndryshme evropiane. “Ditëve të fundit me delegacionin e VMRO-DPMNE-së jam i pranishëm në Maltë, para se gjithash për shkak të kongresit të PPE, ku jemi anëtarë, por edhe për shkak të takimeve dypalëshe me shumë politikanë para fillimit të kongresit. Po mundohem që kudo që mundem të loboj për Maqedoninë dhe për interesat kombëtare dhe shtetërore. Është shumë domethënëse kur ju thuhet nga dora e parë pjesëmarrësve, atë që është e rëndësishme për Maqedoninë, të ardhmen e saj, përparimin dhe interesat dhe integrimet euroatlantike”, ka deklaruar Gruevski, thonë nga VMRO-DPMNE.

Artikulli paraprakFJOLLA MORINA SULMON ADELINA ISMAILIN
Artikulli tjetërFIFA PEZULLON MESIN