Në prag të ndeshjes miqësore të 31 gushtit kundër Marokut, sot Kombëtarja shqiptare nis grumbullimin e lojtarëve duke zhvilluar stërvitjen e parë.

Trajneri i kuqezinjve Gianni De Biasi, sot rreth orës 11:00 do të dalë në një konferencë për mediat ku do të publikojë edhe listën e lojtarëve. Trajneri do të prezantojë listën e cila pritet të përbëhet nga 25 futbollistë që do të jenë në dispozicion për dy ndeshjet e rëndësishme, miqësoren ndaj Marokut dhe atë ndaj Maqedonisë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.

Artikulli paraprakTËRMETI NË ITALI, FILLOJNË HETIMET PËR SHKELJE TË KODIT TË NDËRTIMIT
Artikulli tjetërWORKSHOP PËR QEVERISJEN E MIRË NGA CEAPAL-NET