Pasi është arrestuar në Turqi si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Turqisë por edhe anasjelltas ka nisur edhe zgjerimi i hetimeve për Met Kananin dhe grupin e tij.

Nga burime policiore bëhët e ditur se një grup i policisë shqiptare dhe prokurorë të Krimeve të Rënda kanë mbërritur të premten në Stamboll për të marrë informacione në lidhje me “Escobarin shqiptar” të arrestuar. Pra bëhet fjalë për Met Kananin, të cilit iu kap 1.1 ton kanabis.

Ndërkohë 11 të arrestuarit përfshirë dhe Kananin kanë dalë para trupit gjykues. Po ashtu policia në Stamboll gjeti dhe një magazinë që përdorej nga shqiptari për të mbjellë kanabis.

Ka dyshime të forta se ai e ka bërë disa herë këtë rrugë, ndërsa nëntorin e kaluar arriti t’i shpëtonte policisë greke në Egje. Gomonia u bllokua me 1.3 ton kanabis por Met Kanani nuk la asnjë gjurmë.

Mesohet gjithashtu se prej më shumë se 6 muaj autoritetet turke kanë zhvilluar hetime për Kananin.Në mes të muajit mars, me mbërritjen e Met Kananit në Bodrum, policia nisi ndjekjen e tij nga afër.

Gjatë hetimeve u pa se Met Kanani po shikonte mbërritjen e drogës me një jaht në brigjet e Mulas, nga maja e një kodre.

Artikulli paraprakAKSIONI ANTIDROGË ,NJË GOMONE U KAP, NJË TJETER I IKI POLICISË
Artikulli tjetërTENTON VEVTRASJEN 14 VJEÇARI , NUK DIHEN MOTIVET