Dhjetëra grupe siriane të ndihmës kanë pezulluar punën me Kombet e Bashkuara, duke thënë se disa agjenci dhe partnerë të OKB-së janë manipuluar nga regjimi sirian.

Tridhjetë e shtatë grupe i kanë dërguar letër Zyrës së OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare, duke i kërkuar të hetojë punën e agjencive të saj në Siri. Nënshkruesit e letrës përfshijnë Shoqatën Siriano-Amerikane të Mjekësisë dhe Mbrojtjen Civile të Sirisë, të cilat janë aktive në zonat që kontrollohen nga rebelët. Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, i ka hedhur poshtë këto pohime dhe raportet e mëhershme të disa mediave se disa kontraktorë të ndihmës të OKB-së janë afruar me aleatët e regjimit sirian. Mbi 290,000 veta janë vrarë në luftën civile në Siri, e cila tashmë ka hyrë në vitin e gjashtë.

Artikulli paraprakHILLARY CLINTON: LËVDATA E TRUMP PËR PRESIDENTIN PUTIN, FYESE DHE E FRIKSHME
Artikulli tjetërXHAKA: KËRKOJINI FALJE GRANITIT