Nëse edhe në ndeshjen e dytë të grupit A Arabia Saudite është ajo e ndeshjes së parë ndaj Rusisë atëherë Uruguaji ka mundësinë më të mirë të marrë tre pikë dhe të kalojë fazën e grupeve.

Në Rostov Arena duke nisur nga ora 17:00 luhet Uruguaj-Arabia Saudite. Trajneri i amerikano jugorëve Oscar Tabarez është i prirur të hedhë në fushë të njëjtin formacion që mposhti Egjiptin në ndehsjen e parë me dyshen sulmuese Suarez-Cavani që janë në këkrim të golit të parë në Rusi.

Trajneri Oscar Tabarez prêt një tjetër Arabi Saudite dhe për Suarez që luan ndeshjen numër 100-të në Kombëtare shton: “Nuk bëri një ndeshje të mirë ndaj Egjiptit por ka potencial të madh dhe shpresoj të shënojë sot”.

Arabia Saudite përveçse mori një leksion të mirë nga Rusia në ndeshjen e parë ka kundër edhe statistikat. Sauditët e kanë mbyllur në fund grupin e tyre në tre paraqitjet e fundit nëpër Botëror.

Gjatë udhëtimit për në Rosotov njëri prej motorrëve të avionit në të cilin udhëtonte Arabia Sauditi morri flakë dhe trajneri Juan Antonio Pizzi flet për atë episod në prag të ndeshjes me Uruguajin :”Nuk patëm as frikë dhe as u krijua panik. Patëm besim tek ekuipazhi dhe ishim të qetë”, e mbyll Pizzi.

Artikulli paraprakSOT PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE
Artikulli tjetërGRUPI B I BOTËRORIT, SPANJA NË KËRKIM TË FITORES SË PARË