Mbështetësit e Gazment Bardhit dhe përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë bashkuar sot për herë të parë në një mbledhje të grupit parlamentar brenda selisë së Partisë Demokratike. Pas gati dy vjetësh qëkur selia u rimor nga Rithemelimi dhe ku mbështetësit e Bardhit mblidheshin në kryesinë e Kuvendit apo salla të hoteleve të Tiranës, sot është zyrtarizuar bashkimi mes tyre, duke bërë bashkë më shumë se 40 deputetë.
Ish-nënkryetarja e Partisë, Jorida Tabaku, që nuk i është bashkuar më parë as mbledhjeve të dy grupimeve në sallën e kryesisë së Kuvvendit, ka munguar edhe gjatë mbledhjes së sotme për arsye shëndetësore. Kanë munguar gjithashtu Sajmir Korreshi që ndodhet në Francë dhe Dashnor Sula, i cili ndodhet në Itali.
Deputetët që mungonin
Jorida Tabaku
Ferdinand Xhaferaj
Ilda Dhori
Emilja Koliqi
Kastriot Piroli
Edmond Spaho