Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një projektligj për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën 1944–1991.
Deputeti Kreshnik Çollaku than ë një konferencë për shtyp se “31 vite pas rënies së regjimit komunist, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e asaj që ishte diktatura më e egër dhe më cnjerëzore, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës e më gjërë.
Zbardhja e plotë e së vërtetës lidhur me atë që ishte dhe përfaqësonte regjimi komunist nuk mund të kuptohet pa zbardhur atë pjesë të historisë që ishte ana më e errët e saj, pikërisht Sigurimi i Shtetit. Kjo strukturë përfaqësonte frikësimin, dhunën dhe terrorin që shteti diktatorial kërkonte të depërtonte në mendjen e cdo qytetari shqiptar, për të parandaluar cdo lloj përpjekje kundërshtie apo revolte”.