Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh paraditen e së premtes dhe votoi unanimisht kandidaturën e Ilir Metës për President të Republikës. Komisioni i Ligjeve do të mblidhet sot, në orën 15:00, dhe do të diskutojë kandidaturat për President. Ndërsa në orën 17:00 do të zhvillohet në Kuvend raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Në mbledhjen e grupit të PS-së u diskutua edhe mbajtja e zgjedhjeve me standarde.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 28.04.2017
Artikulli tjetërBBC E CNN PËR MAQEDONINË: DHUNË PAS ZGJEDHJES SË NJË SHQIPTARI SI KRYEPARLAMENTAR