Grupi i shqiptarëve fsheh kokainen ne nje ferme te braktisur
Një operacion i policisë italiane i koduar “Il Casolare” dhe i nisur në muajin shtator të vitit të shkuar, ka përfunduar me arrestimin e dy anëtarëve të fundit të një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Grupi furnizonte me kokainë konsumatorët në Arezzo. Pjesë e bandës ishin: Erald Avduli, lindur në Berat, 26 vjeç, Aurel Braho, 43 vjeç, Enkelejd Saliu, lindur në Fier, 28 vjeç, Artur Shabanaj, Lindur në Fier, 32 vjeç, si dhe një shqiptar tjetër me iniciale H.L, 27 vjeç. Dy të arrestuarit e fundit janë Avduli dhe Braho, të cilët janë dënuar me nga 8 vite burgim për trafik droge. Policia në Arrezo në 30 nëntor 2016, ku u gjetën 6 pako kokainë e pastër e fshehur në një fermë të braktisur në afërsi të varrezave në Cortona Creti. Në atë kohë, hetuesit arritën të zbulonin tre shqiptarët Saliaj, Shabanaj dhe H.L, dhe brenda pak kohësh u rindërtua rrjeti i shitjes së kokainës. Rezultatet e hetimit përfunduan më 19 shtator 2017.