Kultura shqiptare e treves së veriut u prezantua në Palermo të Italisë, në një event ndërkombetar të titulluar Italia është kulture.Shqipëria u përfaqësua nga grupi artistik “Oroshi” nga Lezha, përformanca e së cilit tërhoqi vemendjen e të pranishme dhe u vlersua me çmime.

Përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë event thonë se ndjehen krenar që e perfaqësuan vendin e tyre me mjaft dinjitet në këtë aktivitet mjaft të rëdësishem ndërkombetar.

Pjesmarrja në aktivitet të tilla është promovimi më i mire që i bëhet Shqipërisë në skenat ndërkombetare, thotë Drejtori i Arsimit dhe Sportit në Bashkinë Lezhë, Nikolin Shtjefni.
Ne aktivitetin Italia është Kulture merrnin pjesë 15 shtete përfshire dhe Shqipërinë, të cilët u bënë pjesë e konkurimit në zhanre të ndryshme.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E DHURIMIT TË GJAKUT
Artikulli tjetërRRITET NUMRI I TURISTËVE NË MUZEU I “DËSHMISË DHE KUJTESËS”