Grupi ndërkombëtar rock, “No loger music” gjatë turit në Shqipëri ndalesën e tij e ka bërë në Shkodër .
Të mbështetur nga komuniteti ungjillor qendra Emanuel në bashkëpunim, me bashkinë Shkodër ky grup ka performuar në stilin e tyre në pedonalen ‘Kolë Idromeno’ përballë një publiku të gjerë.
Përmes muzikës qëllimi i tyre është sesi muzika mundet të ndihmojë njerëzit të besojnë tek njëri tjetri dhe tek zoti.
Ndërkohë organizatori i grupit “No longer music” Ben Been Pears shprehet se këngët e tyre janë bërë për të sjellë tek njerëzit shpresën e munguar për të qenë sa më afër më krijuesin.
Ky grup ka zgjedhur Shkodrën për të përformuar dy ditë më radhë pranë qytetarëve të saj ditën e enjte ata do të jenë në qendrën Emanuel sjellë pranë të rinjve argëtim dhe vlerat e synuara.