Grupi terrorist Al Nusra ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes, tre ditë pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara.

Nëpërmjet një komunikate të publikuar sëfundmi në ëebsitet e tyre, terroristët e Al Nusras që veprojnë në Alepo dhe përreth saj kanë konfirmuar se Mert Altintas, vrasësi i ambasadorit rus ishte element i tyre. Duke shkruar me gërma të mëdha “MERT ALTINTAS SHEHID” grupi terrorist Al Nusra vijon:

Vëllai ynë mori hakun për të gjithë fëmijet, gratë dhe gjakun e muslimanëve që janë vrarë në Alepo. Ne jemi të detyruar që të largohemi nga Alepo, por kjo nuk do të na ndalojë kurrë që të marrim hak për popullin atje. Me lejen e Allahut, shumë shpejt do të kthehemi si fitues në Ankara, Moskë, Bagdat dhe në të gjitha tokat myslimane”

Njoftimi në fjalë është nxjerrë nga grupi terrorist që është në varësi të Al Nusras, i quajtur Xhejshul Feth (Ushtarët e lirisë), i cili lufton në zonën e Alepos dhe përreth saj duke pasur si bazë të tyren qytetin e Idlibit, ku po transferohen një pjesë e mirë e popullsisë që po del nga Alepo e rrethuar nga forcat e Presidentit Asad. Kjo deklaratë, ku Al Nusra me përsipër vrasjen e ambasadorit rus në Ankara nëpërmjet një ushtari të tyre është tepër e rendësishme për faktin se zbardh një pjesë të mirë të ngjarjes, e cila u mbulua nga një vello misteri në fillim. Atentati i Al Nusras ndaj ambasadorit rus në Ankara erdhi disa ditë pasi Presidenti Erdogan kishte deklaruar se do të kërkonte prej tyre që të dilnin nga Alepo duke ia dorëzuar ushtrisë së Asadit pasi ishte marrë vesh me Putinin.

Artikulli paraprakGJENDET I VRARË NJË SHQIPTAR NË GREQI
Artikulli tjetërVOKSHI: S’KA PROGRAM PËR RIINTEGRIMIN E AZILANTËVE