BURIME PRANË PD-së BËJNË ME DIJE SE JANË 60 EMRA, BARDH SPAHIA, ARBEN MUÇA DHE LORENC LUKA NË GARË. 15 Marsi eshte data në të cilën Partia Demokratike pritet që të shpallë publikisht emrin e kandidatit per kryetar të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 21 Qershorit. Por kur ende nuk kemi mberritur në këtë fazë, selia blu e Shkodrës tashme eshte ne fazën përfundimtare të propozimit të emrave.

Gara sic pohojnë edhe burime pranë PD-së bëjnë me dije së është shumë e fortë, kjo edhe për fatkin se deri tani në bazë edhe të propozimeve të Grupseksioneve të PD-së, jane propozuar rreth 60 kandidatë, potencailë të cilët mund të garojnë për postin e kryetarit te Bashkise se Shkodres ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Megjithate, sipas ketyre propozimeve, 3 jane emrat me te perfolur te cilat po qarkullojne prane selise blu si të preferuar të bazës, per të kandiduar në 21 Qershor. Mes emrave me te perfolur, eshte ai i Bardh Spahisë, një figure e njohur prane Partise Demokratike, kandidat per deputet ne zgjedhjet e 2013-tes, por edhe nje nga rivalet e drejtperdrejte per te drejtuar PD-ne e Shkodres ne zgjedhjet e vitit te kaluar ku fitues u zgjodh Ramiz Cobaj. Ky emer eshte propozuar nga te gjitha grupseksionet, propozime keto te cilat do ti paraqitetn kryesise se Partise Demokratike, te cilet me pas do te zgjedhin edhe emrin e kandidatit per Shkodres. Nje tjeter qe eshte propozuar nga radhet e demokrateve te shkodres eshte edhe emir I Arben Muçes, emer jo shume I njohur ne skenen politike lokale apo kombëtare, por vjen nga nje familje e vjeter ne Shkoder dhe nuk perjashtohet kjo edhe ne baze te filozofisë se re te PD-se per tu prezantuar para elektoratit me emra te rinj. Por, ne gare per te garuar serish per Shkodres, eshte edhe emri I kryetarit aktual të Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka. Burime prane selise blu bejne me dije se emri I kryebashkiakut te Shkodres nuk perjashtohet nga mundesia per te garuar serish per Shkodres, pasi edhe nje pjese e grupseksioneve e kane perzgjedhur ate per te vijuar garen per Shkodres, duke mos ia hequr te drejten qe Luka te kete edhe nje tjeter mandate per te qeverisur shkodren e cila kete here do te jete me ndryshe duke u shtrire edhe pertej vijes se verdhe te qytetit ne disa komuna te cilat do ti bashkangjitet. Megjithate, ne nje kohe kur PS-se thuajse ka zyrtarizuar emrin e Keti Bazhdarit, edhe PD-ja e Shkodres eshte futur nen ethet e emrave dhe te nje kandidati qe do te perfaqesoje demokratet ne zgjedhjet e 21 Qershorit

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/zuxOdVO2xAk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak11 VITE PAS 9 JANARIT, ARRESTOHET NË ITALI SKAFISTI
Artikulli tjetërPD DENONCON GJËNDJEN E SPITALIT TË SHKODRËS