Një mjek në spitalin e Durrësi ka rënë sot pre e dhunës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur me 1 Maj, ndërsa është raportuar vetëm pasditen e sotme.

Mjeku me iniciale A.T 63 vjeç, banues në Durrës është goditur me grusht nga 29 vjeçari K.Xh në ambientet e spitalit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Uniformat blu kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të të riut.

Artikulli paraprakTENTATIVË ARRATISJEJE NGA BURGU I FUSHË KRUJËS
Artikulli tjetërDEL EMRI I GJYQTARIT TË KUSHTETUESES QË DO TË DALË PARA KPK-SË