Policia e Durrësit ka nisur proçedim penal dhe po punon për kapjen e një vjeçari, pasi akuzohet se ka goditur me grushta një avokat në këtë qytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes në lagjen Nr .11 në Durrës. Shtetasi M.B. 24 vjeç, banues në Borakë ka goditur me grushta, për motive të ushtrimit të detyrës, shtetasin I.K 36 vjeç me profesion avokat dhe banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Goditjet për shkak të detyrës”.