Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Guci e Re në njësinë Rrethina.

Beqir Xhilaj 73 vjeç ka vrarë me armë zjarri çifte bashkëshorten e tij Lumturie Xhilaj 45 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05 kur 73 vjeçari ka qëlluar me tre plumba duke lënë të vdekur në vend bashkëshortën e tij. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se vrasja e 45 vjeçares ka ardhur për motive të dobëta. SIpas burimeve shtetasi Beqir Xhilaj ka marrë çiften dhe ka qëlluar me 4 plumba, 1 e ka kapur në qafë shtetasen Lumturi Xhilaj dhe dy të tjerë në trupin e saj duke e lënë të pajetë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fillimisht 73 vjeçari Beqir Xhilaj ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka vrarë veten por pasi është marrë në pyetje policia ka ngritur dyshime të arsyeshme se është ai autor i vrasjes duke bërë më pas shoqërimin në komisariat. Pasi është marrë në pyetje sipas policisë 73 vjeçari ka pranuar autorsinë e vrasjes dhe është arrestuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Beqir Xhilaj ka patur edhe një ngjarje tjetër para 17 vitesh ku është akuzuar për vrasjen e një tjetër gruaje që ka patur.

Në atë kohë nuk ka bërë as një vit burg duke qenë se hetimet dhe gjykata e kanë cilësuar atë si një vetëvrasje dhe jo vrasje të 73 vjeçarit. Beqir Xhilaj ka qenë 4 herë i martuar nga ku me dy gratë e para është divorcuar ndërsa për gruan e tretë është akuzuar si autor i vrasjes ndërsa për gruan e katërt ka pranuar se e ka qëlluar për vdekje me çiften e tij.

Artikulli paraprakMACRON: DO TË MBROJ FRANCËN DHE EVROPËN
Artikulli tjetërKRIMI NË FAMILJE , POLICIA NJOFTIM ZYRTAR PËR NGJARJEN