Çdokush që përdor ujërat nëntokësorë duhet të formalizohet dhe ata që nuk janë të tillë do të mbyllen. Kjo ishte deklarata e Kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë.
Megjithatë, qindra banorë në Guci të Re, pjesë e Njësisë Administrative Postribë, prej vitesh nuk furnozohen me ujë të pijshëm. Pavarësisht se uji i Rrjollit kalon mes për mes rrugës, ata janë të detyruar të hapin puse për furnizimin me ujë, ndërsa ata që nuk kanë mundësi financiare, vuajnë për një pikë. Uji i pusit në këtë zonë nuk është i pastër, çfarë ka sjell edhe probleme shëndetësore të herë pas hershme për këta banorë.
Këta banorë janë të indinjuar me vendimin për të detyruar qytetarët të paguajnë edhe për ujin e puseve. Pavarësisht se jo ujë cilësor, ajo është alternative e tyre e vetme për t’a siguruar atë dhe shpenzimet për hapjen e tij janë kolosale, sidomos për familjet e varfëra.