Pas incidenteve para derbit të basketbollit midis Partizanit dhe Tiranës, konfrontimet midis grupimit Guerrilsa dhe forcave të policisë ka vazhduar edhe në prag të sfidës së futbollit, me “Demat” që presin në “Selman Stërmasi”, Teutën.
Sipas informacioneve paraprake uniformat blu kanë ndaluar disa tifozë të Partizanit duke i shoqëruar në komisariat.Ndërsa pritet që takimi midis Partizanit dhe Teutës të nis me vonesë pasi lojtarët e skuadrës së kuqe nuk pranojnë të zbresin në fushë nëse në shkallët e stadiumin nuk ka tifozë të grupimit “Guerrilsa”.