REALI NDALET ME ROMEN, TOTI SHËNON GOLIN E FITORES .
Megjithëse është vetëm një turne veror ekipet pjesëmarrëse e kanë vlerësuar në maksimum “Guiness Cup”, duke zhvilluar ndeshje me ritëm të lartë. E tillë ishte edhe Inter-Manchester United. Pasi mundën me 11-metërsha Realin e Madridit, italianët nuk ia kanë arritur të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Manchester United, të drejtuar tashmë nga holandezi i suksesshëm Van Gaal. Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht lojës me raste për shënim për të dyja ekipet. Gjatë ekzekutimit të penalltive anglezët u treguan tepër të saktë, duke mos gabuar asnjëherë, ndërsa për italianët ishte Marco Andreolli që e dërgoi topin në traversë. Pas kësaj ndeshjeje Manchester gjendet në vend të parë me dy fitore
Nënkampionët e Italisë kanë arritur të fitojnë minimalisht 1-0 ndaj Realit të Madridit, ndeshja ishte e vlefshme për “Guiness Cup” që është duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara. Rudi Garcia hodhi në fushën e lojës formacionin më të mirë të tij, duke aktivizuar edhe blerjet më të reja, Ashley Cole dhe Iturbe. Ndërsa në formacionin e Realit mungonte Ronaldo si edhe kolumbiani i afruar gjatë merkatos së verës, James Rodriguez. Njeriu i ndeshjes ishte legjenda e Romës, Francesco Totti, i cili ishte autori i golit të vetëm. Ndeshjen e fundit Roma do ta luajë ndaj Interit, ndërsa Reali do të ndeshet më Manchester United, i cili deri tani ka koleksionuar dy fitore. Megjithate kjo ndeshje është ndërprerë për disa minuta nga tifozët. Këta të fundit, në minutën e 87-të, vërshuan fushën, derisa përshëndetën yjet e të dy skuadrave. Kishte edhe tifozë që në duar mbante flamurin e Palestinës. Gjithsesi situata u qetësua pas disa minutave pasi ndërhyrjes së sigurimi dhe policisë së Dallasit.