Përroi që përshkon Gurin e Zi me fshtrat Rragam, Sheldi , është tejet I ndotur, madje së fundit është kthyer në rrezik epidemie për banorët të cilët nuk mund të hapin dritaret nga era e rëndë.Në të gjithë gjatësinë, përroi është mbushur me mbeturina të ndryshme, ndërsa të gjitha fekalet shkarkohen në brendësi të tij.
Për këtë qëllim banorët e ndërgjegjshëm kërkojnë që bashkia të vendose gjoba për të gjithë ato që ndotin ambjentin. Sipas tyre në ditë të zakonshme era që vjen nga mbeturinat është e padurueshme, jo vetëm nga dekompozimi i mbetjeve që hidhen në përrua, por edhe nga diegja që u bëhet atyre.Ka vite që shumica e përrenjve të fshtatrave të Shkodrës kanë rënë pre e ndotjes ambjentale.
Në rast se nuk bëhet në kohë pastrimi i tij para stinës së shirave, përroi rrezikon përmbytjen e zonës në fjalë. Përrenjtë e fshatrave dhe kanalet kulluese kanë rënë pre e ndotjes ambientale ndër vite . Por këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as ai Gurit të Zi I cili është shënjëstruar si vendqëndrim i mbeturinave.
Ky fakt vjen si pasojë e vendndodhjes së tij në afërsi me zonat e banimit, madje edhe të mbipopulluara.I premtuar nga të gjitha instancat shtetërore për pastrimin e tij dhe krijimin e një përroi atraktiv , për banorët e ai është kthyer në ambjentin më të ndotur në të gjithë zonën