Bashkia e Shkodrës ka planifikuar një sërë investimesh të rëndësishme në infrastrukurë në njësinë administrative Gur i Zi. Pak ditë më parë përfunduan punimet për kilometrin e parë të rrugës Rragam- Sheldi
ku do të vijojë edhe faza e dytë që ka të bëjë me hedhjen e shtresës së dytë të asfaltit që do te pasohet nga sinjalistika. Sipas kreut të njësisë
administrative Gur i Zi Pjerin Marku me buxhetin e vitit 2019, bashkia Shkodër ka parashikuar rritje të investimeve në infrastrukture në njësinë e Gurit të Zi
Punimet janë shtrirë në fshatrat e kësaj njësie , ku do të ndërhyhet në rrugët e brendshme për të siguruar kushte më të mira për komunitetin.
Në krahasim me vitin 2018 është planifikuar që të rriten ndjeshëm investimet për ndërhyrje në rrugë, trotuare si dhe në rrugët rurale në gjithë territorin e bashkisë Shkodër.