Kjo është gjithçka ka mbetur pas shtrëngatës së orëve të para të mëngjesit të premten e kaluar. Fruta, perime dhe gjithçka tjetër e mbjellë në pothuaj 3 dynym tokë është dëmtuar. Katrina Pali është fermerja nga fshati Rrenc në njësinë administrative Gur I Zi e cila akoma nuk mund të pranojë faktin që kursimet dhe të mbjellat e një viti u shkatërruan brenda natës.

Ajo tergon se duhani I mbjellë më pak se një muaj më parë ëshët dëmtuar më shumë se çdo gjë nga breshëri I dendur. Ndërsa të ardhurat e fiturara prej tij e ndihmon vetëm për të mbijetuar, atë dhe familjen e saj.

Aktiviteti I saj si fermere nuk është I regjistruar ndaj ajo e di që nuk do të përfitojë subvencione nga bashkia pas dëmit ekonomik që I është bërë, por uron që shumë shpejt të ketë mundësi të mbjellë edhe një herë të paktën gjysmën e frutave dhe perimeve.

Si Katerina Pali, edhe shumë fermerë të tjerë në njësinë administrative Gur I Zi janë dëmtuar nga breshëri dhe shtrëngata e një dite më parë. Vështirësia bëhet më e madhe kur të gjitha këto dëme shkaktohen në periudhën e të vjelave, duke I përballur fermerët me humbje të mëdha ekonomike.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E FAMILJES, AKTIVITETI I SHOQATËS “PROJEKTI SHPRESA”
Artikulli tjetërBILANCI I COVID-19 NË SHQIPËRI, 37 RASTE DHE 3 HUMBJE JETE KËTË TË DIELË