Në lidhje me publikimin e lajmit të amortizimit të koshave për hedhjen e mbetjeve në njësinë administrative Gur i Zi, ka reaguar administratori Pjerin Marku.
Marku e pranon gjendjen në të cilën ndodhet ky sektor i shërbimeve publike, ndërsa thotë se është punuar për mbulimin e territorit. Sipas Markut, këtë vit është përfshirë në skemën e pastrimit edhe fshati Kuç, ndërsa thotë se po punohet për zëvendësimin e koshave që janë bërë të papërdorshëm. Pavarësisht mbulimit të territorit me shërbimin e pastrimit, njësia administrative Gur i Zi ka shfaqur mjaft problematika, kjo si pasojë e amortizimit të koshave ekzistues.