Kjo është situata pranë lumit Drin në fshatin Kuç të njësisë administrative Gur i Zi.
Prej vitesh kjo zonë vazhdon të ndotet nga hedhja dhe djegja e mbeturinave nga persona të papërgjegjshëm të cilët jo vetëm që dëmtojnë ekosistemin natyror por dhe kanë ndikim negativ në shëndetin e banorëve.
Hedhja e mbeturinave dhe inerteve nuk ka ndaluar prej vitesh në këtë zonë ndërsa përballë këtij realiteti të krijuar instutucionet kanë zgjedhur të mos ndërhyjnë për të ndëshkuar përgjegjësit. Ndërsa në gjithë këto vite aksionet për pastrimin e brigjeve të lumit Drin kanë qenë të pakëta krahasuar me nevojën që ka.
Ndotja e lumenjve vazhdon të ndodh rëndomt në Shkodër duke rënë pre e dëmtimeve të vazhdueshme. Lumenjtë në Shkodër, një pjesë e tyre nuk janë në shërbim të turizmit edhe për shkak të ndotjes.