Disa fshatra në njësinë administrative Guri Zi rrezikojnë të përmbyten këtë vit si shkak i mos pastrimit të përroit të Pistallit. Kryetari i fshatit Gur i Zi, Tonin Rroku thotë se deri më tani institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të shmangur përmbytjet në këtë zonë.

Kryetart i fshatit Gur i Zi shprehet se  duhet një ndërhyrje emergjente për të pastruar përroin e Pistallit, në mënyrë që të shmangen edhe dëmet e mëdha që përmbytjet shkaktojnë për banorët e zonës.

Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat e duhura për të shpëtuar  nga përmbytja fshatrat në njësinë administrative Gur i Zi, pasi  rrezikohen pothuajse çdo vit gjatë stinës së dimrit kur ka reshje shiu.

 

Artikulli paraprakMINISTRI BLEDI ÇUÇI VIZITON FAMILJEN E KLODJAN RASHËS
Artikulli tjetërVRASJA E EFEKTIVIT TË FNSH, ARRESTOHET NJË NGA AUTORËT