Nga Shkodra, deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, foli mbi lënien e mandatit të ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas Gurakuqit, lënia e mandatit nga Saimir Tahiri është një skenar e maxhorancës për të shkëputur vëmendjen nga problemet aktuale në të cilat ndodhemi.

Sipas tij, Tahiri është shembulli negative i prishjes së institucioneve të rëndësishme si Ministria e Brendshme apo Policia e Shtetit, të cilat ai i politizoi.

Deputeti Romeo Gurakuqin shprehet se që në kohën që Tahiri ka qenë në krye të Ministrisë së Brendshme, ka kritikuar heqjen nga puna të 250 personave specialist dhe të shkolluar, për t’i zëvendësuar pastaj me njerëz familjar të tij.

Gurakuqi shprehet gjithashtu se edhe pse Tahiri po dorëzon mandatin, problemin nuk do të ndalet, ndërsa në vazhdim do të ketë shumë zhvillime të tjera.

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, këtë të enjte deklaroi dorëzimin e mandatit, për të mos penguar gjykimin e tij.

Artikulli paraprakPOSTRIBA VUAN MUNGESËN E SISTEMIT VADITËS
Artikulli tjetërDETAJE TË REJA PËR VDEKJEN E POLICIT NË SHKODËR