Tensione mes banorëve të Astirit dhe policisë. Në një kohë kur sot IKMT ka nisur aksionin për shembjen e disa objekteve në këtë zonë, që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, banorët kanë kundërshtuar.
Këta të fundit kanë bërë rezistencë, duke i goditur me gurë dhe sende të forta efektivët e policisë që ndodhen në vendngjarje.
Nga përplasja e dhunshme, policia ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi numrin e të shoqëruarve. Nga disa pamje të siguruara nga LSA shihet se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve, ndërsa banorët i kanë vënë zjarrin dhe një tende.