Lushnje, guri bie nga kamioni, zë makinën, 1 vdes, 2 plagosen

 

Një gur ka rënë nga një kamion në autostradën e Lushnjes pranë fshatit Çiflig dhe zënë poshtë një makinë, duke shkaktuar një viktimë. Në automjetin që ka rënë guri ishin duke udhëtuar katër persona, një prej të cilëve ka ndërruar jetë jetë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka humbur jetën 24- vjeçarja me iniciale E.I. si dhe është plagosur drejtuesi i automjetit tip “Pezho”, 29- vjeçari M.I, ndërkohë dy personat e tjerë që ndodhshin në automjet nuk kanë përsuar lëndime. Njoftimi i policisë: Në datën 11.11.2017, rreth orës 12.45, në autastradë, në fshatin Çiflig, Lushnje, nga një mjet tip kamion me targë AA 667 MP me drejtues shtetasin B.P, 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, që transporton gur mermeri, ka rënë një gur i madh dhe ka zënë poshtë një mjet autoveturë tip “Pezho” me targë AA 862 SF që drejtohej nga shtetasi M.I, 29 vjeç, banues në Tiranë i cili po mer mjekim në Spitalin Rajonal Lushnje. Brenda autoveturës ndodheshin edhe 3 persona nga të cilët ka ndërruar jetë shtetasja E.I, 24 vjeçe. Ndërsa shtetasit Sh.I, 52 vjeç dhe V.I, 50 vjeçe nuk kanë pësuar dëmtime. (të katërt banues në Tiranë). Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i mjetit tip kamion shtetasi B.P dhe po kryen veprimet proceduriale. Po kryen veprimet nga grupi hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakAKSIONI NË VELIPOJË, POLICIA JEP DETAJE
Artikulli tjetërARRESTOHEN DOGANIERË DHE POLICË, FUSNIN NGA GREQIA VESHJE KONTRABANDË