Njesia administrative Guri i Zi në Qarkun e Shkodrës pa frikë mund të thuhet se është ndër më të ndoturat në këtë qark.

Në të gjithë gjatësinë e rrugës por kudo edhe në fshatrat apo rrugicat e kesaj njesie ka mbeturina e papastërti që kanë mbushur pothuajse çdo vend. Madje kanali kryesor i ketij fshati eshte kthyer ne pike grumbullimi per mbetje urbane edhe pse ne te vertete duhej te sherbente si vije kulluese per ujrat. Ata qe e pesojne me shume te gjithe kete papasterti jane banoret, te cilet jashte karmeras shprehen se kjo zone cdo dite e mw shume po shkon drejt perkeqesimit dhe se prej 25 vitesh perballen me te njejten situate. Gjendja e perseritur ne kete njesi administrative sjell ne vemendje mungesen e pergjegjesise se instancave vendore per pastrimin e territorit duke krijuar keshtu me te vertet nje situate alarmante. Pasi prezenca e mbeturinave përgjatë gjithë zonës së Guri të Zi perben nje rrezik permanent per banoret e kesaj zone. Madje edhe kazanët e vendosur per depozitimin e mbeturinave gjenden te rrezuar dhe te dal plotesisht jashte funksionit te tyre. Duke perkeqesuar akoma me shume situaten. Nderkohe perballe ketyre pamjeve , tashme eshte fakt, Ne Shkoder mbetjet jane kthyer ne gangrene, nje refren i vjeter qe vijon te mos ndryshoje dhe situata çdo dite e me shume po del jashte kontrollit duke marre permasa serioze. E si te mos mjaftonte imazhi i shemtuar, me rritjen e temperaturave ato kthehen ne kercenim serioz per perhapjen e epidemive te ndryshme.

Artikulli paraprakMUSTAFA: PO LIGJIT TË GJUETISË, JO MORATORIUMIT
Artikulli tjetërHYRJA E FSHATIT GOLEM NËN UJË EDHE NË KOHË TË THATË