Fatmirësisht, fshati Kuç që ishte një nga më të prekurit e përmbytjeve në zonën e Shkodrës përgjatë dy ditëve, tashmë është liruar nga prezenca e ujit.

Por pasojat kanë qenë të shumta në ekonominë e banorëve. Toka të mbjedha si dhe disa sera janë dëmtuar duke bërë që të humbet prodhimi. Megjithë problematikat e lëna pas, fëmijët e këtij fshati tashmë kanë mundësi që të frekuentojnë shkollën normalisht. Fshati Kuç i Njësisë Administrative Gur i Zi u përmbyt që pas fillimit të reshjeve të shiut. Banorët nuk u lajmëruan në kohë për shkarkimet në hidrocentrale, ndërsa për dy ditë me radhë kjo zonë qëndroi e përmbytur.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, RADOVANI: PËRMIRËSOHET SITUATA
Artikulli tjetërPËRKUJTOHEN 3 MARTIRËT E LUMTURUAR TË SHELDISË