Kapiteni i Vllaznisë Erdenis Gurishta për herë të parë ka akuzuar drejtpëdrejtë ekipet rivale për titullin kampion dhe Kupat e Europës se disa prej tyre nuk e kanë patur të vështirë për shkak të aleancave me skuadra të tjera të Superligës. Gurishta nuk preferoi të japë emra ekipesh që kanë bërë aleanca por tha ironikisht se disa prej tyre e kanë patur autostradë këtë sezon ndërsa thotë se Vllaznia e ka vetë në dorë të zgjidh fatet e këtij kampionati lidhur me objektivat.
Për ndeshjen ndaj Kastriotit Gurishta shprehet se Vllaznia objektiv të vetëm ka fitoren.
Mbrojtësi i kuqebluve që mban shiritin e kapitenit thotë se pavarësisht lojës që do bëjë Kastrioti me vonesa ose jo si herën e fundit që nuk u treguar një skuadër Fair Play, është një sfidë ku Vllaznia do të marrë maksimumin.
Vllaznia në këtë përballje ndaj Kastriotit do të ketë tri mungesa dy prej të cilave tejet të rëndësishme. Mbrojtja do të jetë pa Adilin për shkak të kartonave të verdhë dhe në mesfushë mungon Kaleziç po ashtu i ndëshkuar me kartona. Një mungesë është edhe Da Silva si shkak i dëmtimit.