Erdenis Gurishta është rikthyer zyrtarisht te Vllaznia. Eksperienca e tij në Bullgari zgjati vetëm një vit, aty ku luajti me ekipin e CSKA Sofie në sezonin e fundit. Në një intervistë, Gurishta tregon për këtë rikthim të tij në Shkodër.

Gurishta thotë se është rikthyer te Vllaznia me objektivin e vetëm, titullin kampion.

Erdenis Gurishta do të gjejë në skuadrën e Vllaznisë shumë prej bashkë-futbollistëve, me të cilët ka arritur të fitojë edhe dy Kupa Shqipërie dhe po ashtu, edhe trajnerin Thomas Brdariç, me të cilin ka punuar për gati dy sezone.

Artikulli paraprakUARDA ALBUNESA PROMOVON VËLLIMIN POETIK “U”
Artikulli tjetërKONCERT NË OBORRIN E KOMPOZITORIT LEKE JAKOVA